Lajme

Halitaj: Albin Kurti si Ramush Haradinaj e Isa Mustafa

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 08 April 2021

Opinionisti Agron Halitaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për emërimin nga dy zëvendësministra në një ministri.

Halitaj ka shkruar se veprimet e tilla e bëjnë atë abuzues të parasë publike .

“Albin Kurti paska nisur t’i emeroj nga dy zevendesministra ne nje ministri. Kush e di, diteve ne vijim mund t’i emeroj edhe nga tre a kater. Kjo e ben ate te njejte me Ramush Haradinajn, Isa Mustafen e Hashim Thaçin. Thjesht, kjo e ben ate abuzues te parase publike”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Halitaj shtoi se Kurti me këto emerime dëshmon se nuk e ka parasysh krizën ekonomike në vend.

“Me keto emerime, ai deshmon se nuk e ka fare parasysh krizen ekonomike te shkaktuar nga pandemia dhe buxhetin e varfer te shtetit. Nese pararendesit e tij jane kritikuar me te drejte kur kane emeruar zevendesministra per pune pazaresh mes partneresh te koalicionit, Kurti duhet kritikuar se po e ben kete vetem per rehatim te militanteve te partise se tij. Asnje arsye tjeter nuk e ka. Ai e di se mjafton nje zevendesminister ne ministri. Sa eshte ende ne fillim te qeverisjes, Kurti nuk eshte keq ta rikujtoj se dikur thoshte se “politikanëve duhet t’ua ruajmë mendjet e jo trupin”. E pra, ruaje mendjen kryeminister!”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera