Halimi, LDK: Presidentja të krijojë një grup që të avokojë për mbrojtjen e lirive dhe jetës së grave në mërgatë
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 28 May 2023
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pas rastit ku një burrë nga Kosova vrau bashkëshorten e tij në Zvicër.
Përmes një postimi në Facebook, Halimi ka thënë dhe dhuna dhe vrasja e grave po shndërrohet në përditshmëri.
Ajo ka kërkuar që shoqëria kosovare të organizojë fushata vetëdijësuese për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Postimi i plotë:
Dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre po shndërrohet në përditshmëri, në një shoqëri të narrativave burrërore e kanunore. Mosreagimi përmes zërit të ngritur të shoqërisë duke shenjëstruar vrasësit për ta marrë dënimin e merituar po e normalizon krimin mbi gratë.
Vrasja e gruas nga një burrë kosovar në Gjermani e më pas edhe gruas, nënës së katër fëmijëve në Zvicër, poashtu nga një kosovar, shpërfaq një gjendje emergjence në komunitetin tonë, që të ngritët kundër mizorisë.
Kurse shoqëria jonë, me të gjitha potencialet e saj, OJQ-ve, zyrave diplomatike, shoqatave e mediave, duhet të organizojë fushata vetëdijësuese për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Politika e jashtme duhet të krijojë një strategji të posaçme për mërgatën kosovare ngase indiferenca ndaj vrasjës së grave është e barasvlerëshme me miratimin e krimit!
Gratë po vriten, e fatkeqësisht asnjë shqetësim nga ky kabinet qeveritar dhe mekanizmat e shtetit.
Paradigmat janë të njohura pse dhuna ndaj grave jashtë Kosovës, është aq e shprehur.
Bartja e mendësisë tradicionale, patriarkale në ambintin e ri dhe kombinimi i tij me traumën sociale të mërgimit, është një nga shkaqet thelbësore që prodhon dhunë në familje.
Dhuna ndaj grave deri në eliminimin fizik të tyre esencialisht është luftë kundër lirisë, e për nënshtrimin e tyre diktatit të burrit që pandehet pronar i jetës së tjetrit/tjetrës.
Presidentja si grua, por edhe prijëse politike duhet me urgjencë ta krijojë një grup nën patronatin e saj, që të avokojë për mbrojtjën e lirive dhe jetës së grave në mërgatë.
Ajo sëbashku me shoqatat, aktivistet e shoqërisë civile dhe forumet e grave duhet të nisë një ofensivë për ta ndalur këtë mizori, që lajmet për vrasje grashë të mos mbesin vetëm kronika të zeza, por të na zgjojnë në mbrojtje të jetës dhe lirisë.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...