Halimi: Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar për shkak të kryeneçësisë së pushtetit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/343080685_1002692774441024_1685988657845028417_n1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:08 | 12 June 2023
Sibel Halimi, zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pasi ambasadorët e QUINT’it e injoruan treshen institucionale Osmani-Kurti-Konjufca, në ngjarjen shtetërorë për nder të Çlirimit të Kosovës.
Nga prizmi i Halimit kjo nënkupton atë që “Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar”.
”Me aleatët tanë e fituam lirinë dhe paqen, ndërsa sot në përvjetorin e 24-të, në ditë feste, në vend se në krahë t`i kishim të njëjtit për të kremtuar, ata nuk marrin pjesë në pritjen shtetërore. Fatkeqësisht, për shkak të kryeneçësisë së këtij pushteti, vendi ynë është duke shkuar drejt izolimit ndërkombëtar”.
“Mungesa e vendeve të QUINT-it në ngjarjen e organizuar nga Presidenca dhe Qeveria paraqet shqetësim për qytetarët e vendit”, ka shkruar Halimi në Facebook.
Sipas saj, kjo situatë e pasqyron gjendjen politike.
”Një pamje e tillë më së miri prezanton gjendjen tonë politike në të cilën ndodhet vendi ynë.
Liderët e kësaj klase politike përshëndesin vetëm veten. Kosova meriton një politikë të përgjegjshme dhe me vizion të qartë”, ka thënë Halimi.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_8290.png)
Të tjera
-
Pas Durmishit edhe shefi i kabinetit të Aliut në “aksion” për të dëshmuar se Ministria i ka dhënë paratë për projektin “Mokna”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën p...
-
Tahiri – Qeverisë: Pse s’ka rritje pagash, çfarë ndodhi me Sigurimin Shëndetësor?
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Festa në Kroaci ku Milanoviq e ftoi Osmanin në atmosferë zgjedhore, Plenkoviq: Ai i takon së kaluarës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Kroaci së bashku me bashkësh...
-
Afro një orë pritjet kufitare te Dheu i Bardhë
Për të hyrë ose dalë nga Pika Kufitare Dheu i Bardhë, për momentin duhet prit...
-
Kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit në Evropë?
Agjencia spanjolle e motit ka paralajmëruar se temperaturat mund të jenë më t...
-
Musliu: Pas Serbisë , LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale
Deputetja nga PDK, Ganimete Musliu i reagoi Dejona Mihalit të VV-së rreth Gjy...
-
Basha pyet dhe përgjigjet: Pse opozita s’flet pë Urën e Ibrit? S’guxon, i do ndërkombëtarët më shumë se Kosovën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha po kërkon reagimin e liderëve t...
-
Bislimi: Aeroporti “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet, numri i portave të fluturimeve mbërrin në 12
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se “po rritet e zgjerohet” aeroporti ...
-
Osmani e falënderon Milanoviqin për ftesën: Kroacia mbështetëse e madhe e Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë në Kroaci me ft...
-
Arrestohet në Prishtinë Arben Lamçja, i shumëkërkuari për vràsjet me pagesë
Njësiti FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (...
-
Burgjet e “sigurta” të Albulena Haxhiut, të dënuarit bëhen llom në mes vete në Dubravë
Arratisjet, përleshjet, kanosjet e droga janë raste goxha të shpeshta që ndod...
-
Aksion i madh i Policisë në Emshir, cak një person i kërkuar
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të madh në lagjen Emshir në...