Halil Matoshi fjalë prekëse për Fadil Vokrrin
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 09 June 2018
Fadil Vokrri, Fadil Vokrri, Fadil Vokrri????
…e mban mend Fadil kur para ndeshjës kualifikuese me Teteksin e Tetovës, së bashku me mijëra tifozë hymë në fushë plot ekzaltim dhe me thoj e hoqëm borën nga stadiumi i Prishtinës, se druanim mos nuk po niste beteja!?
…po brohorimat “Eho, eho…” të cilat na i inkriminuen e për të cilat na arrestonin forcat pushtuese i mbanë mend???
Dhe brohorimat e atyne 30 mijë shpirtnave t’çuem peshë p’ej depërtimeve tua drejt portës kundërshtare?
Po po Fadil… secila fije bari ne atë stadium, që ishte arenë e ftyrës dhe krenarisë sonë âsht e ujitun me djersën tande dhe mban mend hapin tënd, hovin dhe hezin tand titanik…
Fadil Vokrri, ti je fitues i përjetshëm, paçka që këtë të fundit me kohën, e humbe e të cilen të gjithë ne, beftë do ta humbim…
Ishim të një brezi, maturantë të ‘81-tës, demostrues për të drejta, për Republikë… ????????Ishim bashkëautorë të një manifesti identitar, të mohuar, kur, dojshin me na lanë me gishta n’gojë, të përbuzur, qytetarë të rendit të dytë në kombin etnik…
Fadil, ti ike herët dhe na mërzite fort bre burrë i dheut…
Por Fadil, ti e përmbushe misionin, hyre legjendë në historinë e këtij kombi dhe dole i tillë, legjendë!
Ti me po at hezin e dikurshëm djaloshar e ndihmove Kosovën ???????? me u bâ anëtare e UEFA-s dhe dole faqebardhë nga beteja e fundit: Jeta!
Ti i vune themelet e një kombëtarje të re, ???????? që pasunon arkitekturën e kombeve në garat ndërkombëtare të futbollit.
Me vdekjen tande vdiq epoka e ngritjës dhe kryengritjëd së brezit tonë…
Dhe, ishte kryengritja e ’90-ave me Brahim Rugovën dhe UÇK-në që e vulosën idenë e
madhe të shqiptarizmës: Shtetin sovran kosovar????????!
Dhe ne e pâmë tek u bâ Kosova jonë!????????
Jemi brez me fat Fadil…❤️
Fadil, prehu i qetë vëlla, në tokën e Nânës Kosovë.????????
Bravo të qoftë!
Falemnderit, tre herë falemnderit Fadil Vokrri!
Të tjera
-
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
“Nga një industri e brishtë dhe relativisht e pazhvilluar prodhuese, Kosova s...
-
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kanë kryer dje trajnime për kontrollin e trazirave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur dje një trajnim për kontrollin...
-
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken : Punëtorët e OKB-së duhet të mbrohen
Punëtorët e OKB-së duhet të mbrohen, tha sekretari amerikan i shtetit Antony ...
-
Aktakuza për Banjskën mund të nxisë hetime për tenderët që Radoiçiqi i fitoi në Kosovë
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kët...
-
Trump refuzon të dalë sërish në debat me Harris
Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të mar...
-
Kosova ende nuk e ka bërë të obligueshëm detyrimin ushtarak
Shumë vende në Ballkanin Perëndimor e kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm u...
-
Më 23 shtator protesta e radhës në Preshevë kundër diskriminimit nga Serbia
Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë përsëri kundër diskrimini...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Osmani për kërcëniṁet e Vuçiqit: Do të përballet me institucionet e Kosovës, nuk ka kthim mbrapa
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e presidentit serb...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin d...
-
Deputeti i VV-së: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na dëmtoi në dialog
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritkuar Prokurorinë duke thënë se aktak...
-
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka...