Lajme

Halil Matoshi e bënë horë Edi Ramën për taksën në autostradë

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 27 November 2019

Halil Matoshi ka reaguar ashpër kundër Edi Ramës dhe mos pezullimit të tarifës rrugore, shkruan gazeta inFokus.

Përmes një reagimi në Facebook, Matoshi ka thënë që kur bëhët fjalë për ndihma humanitare askund në botë nuk doganohen nga shteti, kurse Edi Rama nuk ndërmerr asgjë në këtë drejtim.

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama, i cili thotë që rruga duhet të paguhet 5 euro nga të gjithë, edhe ata që sjellin ndihma, Matoshi e konsideron këtë deklaratë të Ramës jo morale dhe pa dinjitet.

-Advertisement-

“Se kush duhet me udhëheq Shqipninë vendos trupi zgjedhor atje, porse kjo deklaratë e tij âsht e zhveshun nga morali politik dhe dinjiteti qytetar si dhe nga çfarëdo frymëzimi human”, ka reaguar Halil Matoshi.

Sipas tij, taksa rrugore duhet të pezullohet për të gjithë qytetarët përderisa vazhdojnë aksionet humanitare dhe zhvendosja e qytetarëve.

Reagimi i plotë i Halil Matoshit:

Ndihmat humanitare askund në botë nuk doganohen nga shteti, madje edhe në luftë palët ndërluftuese garantojnë korridore humanitare, kurse Kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se rruga duhet të paguhet 5 euro nga të gjithë ata që sjellin ndihma!?

Se kush duhet me udhëheq Shqipninë vendos trupi zgjedhor atje, porse kjo deklaratë e tij âsht e zhveshun nga morali politik dhe dinjiteti qytetar si dhe nga çfarëdo frymëzimi human!

Taksa rrugore prej 5 euro duhet të pezullohet për të gjithë qytetarët, sëpaku aq sa zgjasin operacionet humanitare, kërkim-shpëtimi, ndihmat dhe zhvendosja eventuale e familjeve të pastreha në Kosovë!? /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera