Sport

Halaand mohon se ishte afër kalimit tek ‘Zonja e Vjetër’

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 15 December 2020

Ylli i Dortmundit, Erling Haaland, ka mohuar zërat se ishte afër kalimit tek Juventusi, shkruan Gazeta inFokus.

Ditë më parë mediat kishin raportuar se norvegjezi ishte gati për të kaluar tek ‘Zonja e Vjetër’, por këtë e ka mohuar vet futbollisti.

20 vjeçari po ashtu ka mohuar të gjitha lajmet ku ishte përmendur transferimi i tij në ‘Alianz Arena’.

-Advertisement-

“A isha afër Juventusit? Kjo është çfarë flasin mediat, por unë asnjëherë nuk e kam thënë. Kam qenë të Borussia Dortmundi për një vit dhe jam i mirë dhe i lumtur”, ka përfunduar norvegjezi.

Kujtojmë se për blerjen e Halaand është interesuar edhe Real Madridi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera