“Hala s’kam kry punë me ty”, “Kam qenë i dehur” – Detaje nga sulmi seksual ndaj Mrika Nikçit

Autori: Gazeta inFokus
18:31 | 01 October 2022
Gjykata e Pejës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Flori Beqirajt, personi që sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikqi.
Këtë për Gaztën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja në këtë gjykatë, Tringa Zhuti.
“Është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh“, ka thënë ajo për Infokus.
Ndërkaq, Gazeta Nacionale ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore të Pejës, ku avokati i të dyshuarit, ka thënë se ai ishte nën ndikimin e alkoolit.
Në vendim, gjyqtari i rastit ka gjetur se në rast të caktimit të ndonjë mase tjetër, i dyshuari rrezikon të arratiset dhe ta përsëritë veprën e njëjtë penale.
“Duke pasur parasysh peshën e veprës penale për të cilën dyshohet i pandehuri dhe atë për veprën penale për të cilën ligjvënësi ka paraparë dënim me burgim 3 deri në 10 vite, Gjykata ka vlerësuar se me lënien e tij në liri ekziston rreziku i ikjes me çka e pengon rrjedhën normale të procedurës penale ndaj tij”, thuhet në vendim.
Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri pas kryerjes së sulmit i është drejtuar Mrika Nikqit me fjalët: “Hajt ti e sheh, hala s’kam krye punë me ty”. Bazuar në këtë deklaratë, Gjykata vlerëson se Flori Beqiraj do të mund ta përsëriste veprën e njëjtë penale.
“Gjykata ka vlerësuar edhe mundësinë e caktimit të ndonjë mase më të lehtë ndaj të pandehurit, mirëpo ka gjetur se masat e tjera të parapra me nenin 173 të KPP-së, në rastin konkret si dhe masat më të buta se paraburgimi, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal dhe të suksesshëm të procedurës penale, dhe nuk ka siguri të mjaftueshme për t’iu shmangur rrezikut të arratisjes apo përsëritjes së veprës penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Pejës.
Avokati i Flori Beqirajt, të dyshuarit për kryerjen e sulmit seksual ndaj Mrika Nikqit, ka treguar se klienti i tij ka qenë i dehur dhe nën ndikimin e alkoolit kur e ka kryer veprën. Me këtë deklaratë të avokatit, është pajtuar edhe vet i pandehuri, Flori Beqiraj.
“I dyshuari në tërësi e ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe shpreh pendim të thellë dhe kërkon falje ndaj të dëmtuarës, dhe familjës së saj që e njeh sepse më parë ka pasur raporte të punës me babin e tëdyshuarit, fakti se i njëjti veprimet e veta i ka bë ashtu siç parashkruhen në propozim ai i ka pranuar, por fjalët të cilat i ka thënë e dëmtuara ‘hajt se e sheh ti hala s’kam krye punë me ty’, nuk i kujtohet t’i ketë thënë edhe vet ngjarja nuk i kujtohet sepse ka qenë jashtë normales”, thuhet në dosjen e Gjykatës.
Avokati Adem Gorani. më tutje ka përmendur disa rrethana lehtësuese që sipas tij ndaj Flori Beqirajt, mund të caktohet ndonjë masë tjetër.
“Nuk ka të kaluar kriminale, është Ii punësuar, ka të kryer fakultetin ekonomik dhe është i fejuar. Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit, sipas tij tregon që sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes së veprimit nuk janë të tij, nuk ka qenë në gjendje që edhe vetë t’i shpjegoj. Duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes, dhe as të kryerjes së veprës së njëjtë penale, dhe propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohet ndonjë nga masat alternative, të cilat janë adekuate, konkretisht propozoj masën earrestit shtëpiak”, thuhet në deklaratën e avokatit të Flori Beqirajt.
Megjithatë, këto kërkesa nuk u morën parasysh. Flori Beqiraj, i dyshuar për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.
Si ndodhi rasti?
Alpinistja Mrika Nikqi, mbrëmë tronditi opinionin publik në Kosovë, kur publikoi një video teksa sulmohej seksualisht në komunën e Pejës. Ajo theksoi se kjo i ka shkaktuar pasoja të rënda.
“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, shkruante ajo.
“Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji. Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, thuhej më tutje në postimin e Nikqit.
Ky rast ka nxitur reagime të shumta nëpër rrjete sociale, përfshirë edhe zyrtarët publikë e liderët e institucioneve.

Të tjera
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...
-
Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. ...
-
“A e ke prit këtë transformim kaq të madh të LVV-së” – Përgjigjja epike e Eugen Cakollit, teksa tregon ndryshimin e Vetëvendosjes
I ftuar në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, Eugen Cakolli nga Instituti...
-
“Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë”, thotë Kurti
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të sigurt 100 për qind s...
-
Kurti: Bëmë dy kompromise që u refuzuan, PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin e Kushtetueses
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është e vërtetë që ka përgjegjësi...
-
Kusari-Lila tregon edhe ofertën e tretë që e bëri në takim me liderët e partive politike
Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka propozuar në këtë taki...
-
Peci: Propozova marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, pra të ketë pako të marrëveshjes
Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, pas takimit me liderët politikë tha se dis...
-
Limaj: Më pak u fol për temën kryesore, i ftova për gjetjen e zgjidhjes
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur takimin mes liderëve politi...
-
Kadrijaj: VV-ja po e shtrembëron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se sh...