Haki Abazi: Mund të ketë edhe votues të VV-së në KEK, edhe ata kanë të drejtë të punësohen
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 06 April 2022
Punësimi i mbi 100 personave në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për të cilët raportohet se janë të afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, ka ngjallur reagime në opinion publik.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka komentuar punësimet e fundit në disa institucione të vendit e në veçanti në KEK, ku pati reagime të ndryshme, duke u cilësuar si punësime të parregullta nga partitë opozitare.
Deputeti Haki Abazi tha se duhet të presim punën e sistemit gjyqësor që ka filluar hetimet për punësimet në KEK. “Me sa shoh Prokuroria Themelore ka filluar hetimet dhe të presim punën e saj. Mund të ketë edhe votues të VV-së dhe ata kanë të drejtë të punësohen. Më herët ka ndodhur një diferencim 20 vjeçar të cilët nuk janë pajtuar me menaxhimin të ndërmarrjeve publike”, tha ai në një intervistë për RTK.
Abazi ka thënë se ai që ka bërë shkelje të ligjit në punësimet në KEK, duhet të përgjigjet para organeve të rendit. “Nuk është ardhur në pushtet VV-ja për ta përsëritur PDK-në e LDK-në. Vetëm një gjyqësi dhe prokurori e pavarur duhet ta kryejë procesin deri në fund”, deklaroi Abazi.
Të tjera
-
Në vikend pritet të ketë mot të qëndrueshëm pa reshje
Gjatë vikendit, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit t...
-
LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një person në Prishtinë, kjo është gjendja e tij
Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Ko...
-
Viva Fresh përfundon vitin me ZBRITJE PAKUFI për qytetarët!
Viva Fresh, lideri i marketeve në vend, përmbyll vitin me ZBRITJE PAKUFI! ...
-
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari për tragjedinë e Novi Sadit
Studentët universitarë organizuan protesta në disa qytete të Serbisë të premt...
-
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar ...
-
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrave
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon se dhe Shqipëria është p...
-
A janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro? Ministria del me njoftim
Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se kanë proceduar transferin ...
-
Në temperatura minus një pjesë e Gjilanit pa rrymë nga ora 11:00
Sagës së reduktimeve me energjinë elektrike në Kosovë nuk i shpëtuan as qytet...
-
Hyn në fuqi rregullorja e re e “Pastrimit” të mbeturinave
Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rr...
-
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhgues...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u vazhdohet paraburgimi
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë m...
-
KOSTT-i e Ministria e Rizvanollit për dy shtylla e lanë në terr qytetin e Ferizajt
Ka më shumë se një javë që qytetarët e Ferizajt kanë mbetur në terr e po përb...