Lajme

Haki Abazi ‘merr në duar’ kryesimin e një Komisioni Parlamentar

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 02 April 2021

Legjislatura e kaluar e Kuvendit të Kosovës nuk ka pësuar shumë ndryshim me legjislaturën aktuale. Albin Kurti është zgjedhur edhe një herë kryeministër, Glauk Konjufca po ashtu sërish kryetar i Parlamentit.

Megjithatë, një emër ka pësuar ndryshim radikal brenda një viti e dy muajsh që qëndrojnë në mes të dy legjislaturave: Haki Abazi.

Ish-shefi i fondacionit “Rockfeller”, që para një viti mbante pozitën e dytë më të pushtetshme në ekzekutivin e shtetit si zëvendës i kryeministrit Kurti, në zgjedhjet e fundit parlamentare kaloi me vështirësi pragun që ia mundësoi një ulëse si ligjvënës.

-Advertisement-

Megjithatë, avazin e rënies së tij në politikë Abazi është orvatur ta ndalojë me sigurimin e një funksioni brenda kuvendit. Në përpjekje për t’u rikthyer sërish relevant, ka marrë në duar kryesimin e një Komisioni Parlamentar.

Lëvizja Vetëvendosje e ka zgjedhur sot Haki Abazin si kryetar të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili do të përbëhet nga 11 anëtarë.

Përveç Abazit, pjesë përbërëse e komisionit do të jenë edhe Xhavit Haliti, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Avni Dehari, deputeti i ri i kuvendit.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, 11 anëtarë:
Haki Abazi, kryetar, GP – LVV,
Xhavit Haliti, zëvendëskryetar i parë, GP – PDK,
Branislav Nikolić, zëvendëskryetar i dytë, GP- SL,
Avni Dehari, anëtar, GP – LVV,
Dimal Basha, anëtar, GP – LVV,
Gazmend Gjyshinca, anëtar, GP – LVV,
Fitore Pacolli Dalipi, anëtare, GP – LVV,
Ariana Musliu-Shoshi, anëtare, GP – PDK,
Arben Gashi, anëtar, GP – LDK,
Time Kadrijaj, anëtare, GP – AAK,
_______________, anëtar/e, GP- Multietnik.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera