Sport

Hakerët ‘transferojnë’ Di Marian në Barcelonë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 23 August 2017

Llogaria zyrtare e Barcelonës në Twitter është hakuar nga hakerët. Këta të fundit kanë ‘zyrtarizuar’ transferimin e Angel Di Marias.

Faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter është hakuar, të mërkurën në mëngjes, me ç’rast është zyrtarizuar transferimi i yllit të PSG-së, Angel Di Maria.

“Mirëserdhe në FC Barcelona, Angel Di Maria”, ishte shkruar në faqen zyrtare të klubit katalunas.

Pas pak orësh Barcelona ka konfirmuar se faqja e tyre është hakuar, raporton Goal, përcjell Express.

-Advertisement-

“Llogaritë tona janë hakuar sonte. Po punojmë që të zgjidhim problemin sa më shpejtë që është e mundur. Faleminderit për durimin”, ka shkruar Barcelona.

Meritat për këtë veprim ndaj Barcelonës e ka marr OurMine, një grup i hakerëve nga Arabia Saudite. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera