Sport

‘Hajt n‘guxofsh me ja prek hundën”, Jordi Alba problematiku i Barcelonës (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 09 January 2020

Athletico Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, pasi ka triumfuar ndaj Barcelonës me rezultat 3-2 në një ndeshje të ‘çmendur’ me plotë rikthime, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për Athleticon i shënuan Koke Morata dhe Korea, ndërsa për Blaugranët realizuan Messi dhe Grienzmann.

Gjatë pjesës së parë të këtij takimi, futbollisti i Athletico Madridit Joao Felix pati dy përplasje verbale me futbollistët e Barcelonës.

-Advertisement-

Së pari Felix u konfrontua me fjalë më Jordi Alban, i cili edhe ia preki hundën, në një moment mjaftë delikat, ku të dy futbollistët ishin tejet të nervozuar.

Sulmuesi i Athleticos nuk u ndal me kaq dhe pas përfundimit të pjesës së parë pati edhe një mosmarrëveshje me Lionel Messin, ku ndrynë edhe Luis Suarez e Stefan Savic, të cilët po ashtu u koncentruan me fjalë.

E këta dy të fundit u ndëshkuan me karton te verdhë nga gjyqtari.

Ndryshe, Athletico në finale të Superkupës së Spanjës takohet me rivalin lokal, Real Madridin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera