Lajme

Hajnat ia vjedhin veturën zv/ministres së Mbrojtjes në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 31 October 2020

Gjatë natë së kaluar i është vjedhur makina zëvendësministres së Mbrojtjes nga komunitetet joshumicë, Sadika Kofrc.

Kofrc për klankosova.tv thotë se vetura iu vjedh në oborrin e shtëpisë në Vitomiricë të Pejës.

Zëvendësministrja mes tjerash tha se synim ishin të vidhen tri veturat që i kishte në oborr.

-Advertisement-

“Në oborr kam pasur tre vetura, vetura personale më është vjedhur ndërsa dy tjera zyrtare jo”.

“Dy veturat tjera mendoj se nuk kanë arritur të vidhen përshkak se janë model më i ri dhe ka qenë më e vështirë për t’u vjedhur”.

Kofrc tregon se nuk ka rëndësi vlera monetare e veturës sa shqetësimi që ka pranuar me këtë ndodhi.

“Nuk kam askënd të dyshimtë për këtë rast dhe nuk mund të them se kush e ka bërë këtë. Rastin e kam raportuar në polici dhe presim për procedurat e mëtutjeshme”.

“Nuk ka rëndësi vlera monetare e veturave sa shqetësimi që kam marrë nga kjo ndodhi, edhe më shumë për pozitën që kam.

Kofrc mes tjerash tregoi se kuptoi se i është vjedhur vetura tek në mëngjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera