Fun & Video

Hajduti qëllohet me armë nga pronari i shtëpisë, vdes në pishinë

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 17 November 2017

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë një hajdut i cili vdes në një pishinë të një kopshti, pasi qëllohet me armë nga pronari i shtëpisë, të cilën po përpiqej ta vidhte.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një burrë të vrarë në një shtëpi në Pocone, në qytetin qendror brazilian të Mato Grosso, ndërsa anëtarët e familjes po mblidheshin në kopshtin e pasmë.

Dy burra janë parë duke qëndruar pranë pishinës dhe një grua parkon një biçikletë, duke e mbështetur për murin e kopshtit.

-Advertisement-

Pastaj gruaja kthehet dhe i thërret bashkëshortit të saj, i cili thuhet se ishte në dhomën e tyre të gjumit, pasi kishte vënë re se dikush i panjohur po dilte nga shtëpia.

Siç edhe mund të shihet më pas, një i ri del nga shtëpia dhe shkon deri në kopsht, drejt gruas.

Por hajduti bie dhe zhytet në pishinë, pasi u qëllua për vdekje nga burri. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera