Lajme

Hahn: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE, në bazë të meritave

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 10 February 2018

Komisioneri evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Hahn po vazhdon turin e tij të vizitave nëpër disa vende të Ballkanit.

Hahn ka deklaruar se kushtet që i ka vendosur BE për anëtarësim nuk do të largohen, por as nuk do të ketë kushte të reja.

Ai ka bërë të ditur se secili shtet veç e veç do të anëtarësohet në bazë të meritave, transmeton lajmi.net

-Advertisement-

“Strategjia e zgjerimit lë të kuptohet se çfarë është e mundur për të gjitha vendet e rajonit, dhe anëtarësimi është i bazuar në meritat e secilit vend”, ka thënë Hahn.

Këto deklarimi ai i bëri gjatë vizitës në Mal të Zi.

Hahn theksoi Mali i Zi do të jetë ndër shtetet e para të Ballkanit që do të mund të bëhet pjesë e BE-së.

“Anëtarësimi në BE nuk është vetëm synim strategjik i Malit të Zi, por edhe i BE-së. Gjë e cila është treguar edhe në Strategjinë e zgjerimit”, ka thënë Hahn.

Ndryshe, sipas kësaj strategjia Mali i Zi dhe Serbia do të mund të jenë pjesë e BE-së deri në vitin 2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera