Sport

Hadergjonaj i bindur: Marrim dy fitore dhe shpëtojmë

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 12 May 2017

ampionati gjerman, Bundesliga është afër përfundimit të stinorit 2016/17.

Kësisoj skuadrat që po luftojnë për mbijetesë dhe ato për një vend në garat evropiane janë në luftë të pikëve.

Mbrojtësi kosovar, Florent Hadergjonaj kërkon fitore me skuadrën e tij në ndeshjen e parafundit në Bundesliga.

-Advertisement-

Ingolstadt do të përballet në udhëtim me Freiburgun e Amir Abtrashit.

“Freiburg kërkon Evropën dhe këtë ma ka thënë miku im Amir Abrashi pasi kam biseduar këtë javë në telefon”, deklaroi Hadergjonaj.

“Do të jetë tejet e vështirë për ne dhe e dimë këtë. Por ne do të tentojmë t’i marrim pikët e plota”.

“Synimi ynë është të marrim dy fitore në dy ndeshjet e fundit dhe pastaj të shpëtojmë”, përfundoi Hadergjonaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera