Lajme

“Guxo” kërkoi postin e ministrit të Shëndetësisë, i përgjigjen ligjvënësit e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 06 October 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi e ka komentuar edhe kërkesën e deputetit Burim Meta, i cili pas dorëheqjes së Latifit, ka thënë se ky post duhet t’i takojë Partisë Guxo.

“Respekt për kolegun tonë, por si LVV për ne nuk është i rëndësishëm emri e mbiemri apo nominimi i personit nga ndonjë subjekt i caktuar, por përmbushja e premtimeve tona elektorale që i kemi pasur për sektorin e shëndetësisë”, deklaroi Abrashi në RTV Dukagjini.

Ndërsa deputeti tjetër Adnan Rrustemi ka thënë se është në përgjegjësi të kryeministrit zëvendësimi i ministrit të Shëndetësisë.

-Advertisement-

“Por thelbi i programit tonë është përmbushje e premtimeve elektorale dhe në fund të fundit funksionalizimi, njëherë e përgjithmonë i sistemit tonë të shëndetësisë që natyrisht është ndër sektorët më të rrënuar përgjatë viteve në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera Rrustemi.

Kujtojmë se, menjëherë pas dorëheqjes së ministrit Latifi, deputeti i Partisë Guxo, Burim Meta, përmes një postimi në Facebook, tha se nuk ka më kohë për eksperimente në shëndetësi dhe se posti i Ministrit të Shëndetësisë duhet t’i takojë kësaj partie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera