Guvernatori i BQK-së thotë se sistemi financiar është stabil
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 25 September 2024
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se sistemi financiar në vend është stabil dhe mirë i kapitalizuar, ndërsa deputetët e pozitës e opozitës patën ankesa për normat e larta të larta të interesit.
Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u shqyrtua raporti vjetor i BQK-së për vitin 2023, Ismaili ka thënë se ekonomia e Kosovës sipas raportit vjetor të dorëzuar ka shënuar një rritje prej 3.3 për qind, ndërsa thekson se një përqindje e madhe e inflacionit është importuar.
“Sistemi financiar është stabil, i kapitalizuar mirë në nivel të kënaqshëm të likuiditetit…Ekonomia globale dhe ajo e Eurozonës përjetuan sfida të mëdha gjatë vitit 2023. Ngadalësimi i kërkesës së jashtme, inflacioni i lartë dhe rritja e kostos së financimit, pas shtrëngimit të politikës monetare, ndikuan negativisht në rritjen ekonomike. Ekonomia e Eurozonës shënoi një rritje prej 0.4 për qind… Ekonomia e Kosovës sipas raportit vjetor të dorëzuar ka shënuar një rritje prej 3.3 për qind…Sa i përket çmimeve në Kosovë, ndoqën një trend ngadalësimi të ndikuar kryesisht nga stabilizimi i ofertës, çmimeve të mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare, shkalla e inflacionit rezultoi në 4.9 për qind në vitin 2023, në 11.6 për qind sa ishte, 4.1 për qind e këtij inflacioni ishin të importuara”, ka thënë Ismaili.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka pyetur guvernatorin e BQK-së për kamatat e larta të kredive.
“Nëse analizojmë situatën e sistemit bankar në Kosovë sërish kemi kamata të larta që bankat janë shumë profitabile që shkon në disfavor të qytetarëve dhe zhvillimit të bizneseve. Sa ju keni menduar që mund të ndikoni në zbutjen e kamatave, sepse edhe në Eurozonë ka pas ngritje para dy viteve, por tani ka rënë në përqindje të madhe, ndërsa këtu sërish janë shumë të larta. Sa do të ndikoni në të ardhmen që më të vërtetë ndikon në uljen e kamatave, sepse shkon më favor edhe të zhvillimit ekonomik dhe bizneseve, e sidomos qytetarëve që kanë nevojë… A mund ta di cilat janë ato investime të huaja që kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e sistemit apo zhvillimit ekonomik”.
“Shpreh pajtimin që kamatat janë të larta, ne duhet të marrim krahasim në aspektin rajonal, normat e kamatës në Kosovë janë mbi mesataren që ka tregu rajonal”, u përgjigj Ismaili, raporton Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.
Ankesa për rritje të kamatave pati edhe deputeti i pushtetit, Eman Rrahmani.
“Sa është përfitimi i bankave vetëm nga interesi dhe tërheqja e mjeteve sepse mua më ndodh që kam tërheqje me të vogël se 100 euro dhe interesi ka qene absurde dikund 7 euro e diçka a i mbikëqyrni këto. Pse nuk po e bëni rregulloren për kreditë, çfarë po ju pengon?”, pyeti Rrahmani.
E për këto, guvernatori i BQK-së pat një përgjigje.
“Jemi në finalizim të një platforme që do të listojmë të gjitha tarifat nëse dëshiron me pa sa kushton mirëmbajtja dhe te tjerat, qytetari mund të sheh vetë se sa është e shtrenjtë. Sa i përket kredive jo kamatare nuk kemi pengesë dhe nuk është po na pengon dikush , dhe nuk është që nuk kemi marrë veprime për këtë drejtim, së fundi jemi angazhuar me një projekt të Bankës Botërore, kemi marrë disa praktike të disa vendeve, kemi marrë edhe draftet e rregullores që kanë ata”, u shpreh ai.
Të tjera
-
“Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...