Lajme

Gutierrez: Përpjekjet për ta denigruar Kusarin nga xhelatët e Kurtit janë patetike

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 18 June 2023

Sekretari Gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pasi juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, ditëve të fundit është përballur me një fushatë denigruese nga përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gutierrez, këto përpjekje që vinë nga xhelatët e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, i cilësoi si patetike.

Po ashtu, ai në Twitter shkroi se në të njëjtën kohë, këto tentime zbulojnë “natyrën e vërtetë të këtyre mashtruesve”, transmeton Paparaci.

-Advertisement-

“Kosovë: Përpjekjet për të denigruar kolegen time të shkëlqyer Flutura Kusari nga xhelatët e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij janë patetike dhe zbulojnë natyrën e vërtetë të këtyre mashtruesve”, shkroi ai.

Gjithashtu, ai në fund i ka dalë në mbështetje Kusarit, duke i ofruar kështu solidaritetin e tij, mbi gjendjen e krijuar së fundmi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera