Sport

Guardiola: Ky futbollist i Cityt është i dobët, i vogël por “wow”

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 17 September 2018

Pep Guardiola ka komentuar paraqitjen e Bernardo Silvas ndaj Fulhamit.

Guardiola ka thënë se Silva është “i dobët, i vogël por është wow”.

“Ai mund të luajë aty, pasi ai mund të luftojë. Ai është i dobët, i vogël, por ai është wow”, deklaroi Guardiola.

-Advertisement-

“Duhet të kuptosh, se kur janë topa të dyshimtë, janë topat e Bernardos, ai ka atë sens inteligjence”.

“Duhet të jesh i fortë dhe i shpejtë, dhe ai e bëri. Patjetër, ai mund të luajë aty. Ai është një lojtar krahu, por është e rëndësishme që të kemi lojtarë që luajnë në disa pozicione, dhe ai është një prej tyre”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera