Sport

Guardiola jep lajmin e madh për tifozët City-it!

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 20 October 2018

Manchester City këtë fundjavë në sfidën ndaj Burnley-it do të ketë në dispozicion edhe yllin e skuadrës. Trajneri i Citiziens, Pep Guardiola në konferencën për shtyp para kësaj sfide deklaroi se Kevin De Bruyne është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në fillim të sezonit dhe mund të luajë ndaj Burnley-it.

Megjithatë trajneri spanjoll shtoi gjithashtu se mesfushori belg ende nuk i ka 90 minutat në këmbë dhe mund të aktivizohet vetëm për një fraksion të caktuar loje.

Guardiola shkëputi një mendim edhe për një rikthim të mundshëm të talentit anglez Sancho te Manchester City: “Sancho u largua për te Dortmundi pasi nuk dëshironte të vazhdonte karrierën te Citiziens dhe unë nuk mendoj që ai dëshiron të rikthehet. Sa të jem unë këtu besoj se ai nuk do të rikthehet, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë”, shtoi në fund Guardiola.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera