Gruri “paguan” mirë por shitet shumë lirë
Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 14 July 2017
Sado që rendimentet e grurit sivjet janë të kënaqshme, bujqit kosovarë shprehen se kostoja e lartë e mbjelljes, çmimi i ulët në treg dhe subvencionet e vogla të Ministrisë së Bujqësisë po bëjnë që ata të punojnë me humbje
Nga 3500 deri në 4500 kilogramë për një hektar janë rendimentet e sivjetme të grurit, raporton rtklive.com . Kjo është një shifër mesatarisht e kënaqshme për bujqit, deirsa zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se është herët të flitet për një shifër të rendime
Gani Dobratiqi një fermer nga rrethi i Prishtinës tha se pret që sivjet të ketë më shumë rendimente në krahasim me vitet tjera, raporton rtklive.com.
“Unë kam filluar korrjet dhe pres të kem rendiment të kënaqshëm që shkon prej 4000 deri në 4500 kilogram grurë për hektarë”, tha Dobratiqi.
Sipas tij, një problem i cili ekziston qe disa vite është çmimi i ulët i grurit, që sillet rreth 15 centë. Fermeri Dobratiqi bëri me dije se bujqit në Kosovë nuk kanë pajisje bujqësore për të punuar tokën. Kjo, thotë ai, e vështirëson punën e bujqve por edhe e rritë koston e prodhimit.
“Nëse fermeri nuk ka pajisje bujqësore, atij i kushton deri në 800 euro mbjellja e një hektari grurë”, tha ai për rtklive.com.
Dobratiqi tha se nëse e llogarisim këtë kosto të mbjelljes së një hektari grurë dhe nëse shtojmë edhe shumën e subvencioneve, atëherë shumë lehtë del që investimet që bëhen në një hektarë grurë janë për 200 euro më të mëdha se përfitimi nga kultura e mbjellur.
“Institucionet e Kosovës, konkretisht Ministria e Bujqësisë, duhet të marrë hapa urgjent për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë përkrahjen e bujqve. Subvencionet duhet të paguhen në muajin mars, e jo të vonohen aq shumë pasi që për ne po paraqet problem në planifikimin e të mbjellurave”, tha ai.
Bujku Dobratiqi po ashtu ka thënë se në rast të fatkeqësive natyrore gjithë mundi i tyre shkon huq. Ai ka rekomanduar që të ndahen fonde për fatkeqësi natyrore si vërshimet, ngricat, reshjet dhe erërat e ndryshme në mënyrë që dëmet të jenë të përballueshme.
Ai ka shtuar se këtë rast nuk ka nevojë të “zbulohet” asgjë e re, vetëm se duhet shikuar modelet e shteteve të tjera.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se kanë ofruar mbështetje për bujqit.
Isuf Cikaqi, Drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve tha se këtë vit për përkrahjen e bujqëve janë planifikuar 6.7 milionë euro.
Sa i përket rendimenteve të grurit ai tha se rendimentet mesatare këtë vit po sillen nga 3500 kg deri ne 4500 kilogramë për një hektarë.
“Rendimenti mesatar përfundimtar në nivel vendi mendojmë që do të jetë brenda këtyre shifrave”, deklaroi Cikaqi. Ministria e Bujqësisë në anën tjetër nuk ka ofruar ndonjë mbështetje për autokombajnerët. “Nuk ka përkrahje për autokombajnerët për realizimin e korrje shirjeve”, theksoi ai.
Të tjera
-
Mërgim Lushtaku: Rinia është forca më e madhe e një kombi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku po vazhdon takimet...
-
Kërkohej që prej gjashtë muajsh, vetëdorëzohet në policinë e Pejës i dyshuari për 15 vjedhje të rënda
Është vetëdorëzuar dje në stacionin policor të Pejës i dyshuari Lirim Kurtaj,...
-
Vrạsja pas një fjalosje në Skënderaj, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuar
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë...
-
DnV: Gjysma e parë e fushatës me shumë aktivitete, por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka mbajtur konferencën e dytë...
-
Ligjvënësit grekë nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin në raundin e parë të votimit
Ligjvënësit grekë nuk arritën të zgjidhnin një president të ri në raundin e p...
-
Vetdorëzohet në polici Lirim Kurtaj, kërkohej për mbi 15 vjedhje
Lirim Kurtaj është vetdorëzuar në stacionin e Policisë në Pejë të premten, pë...
-
PDK, LDK dhe AAK premtojnë lidhje me gazin amerikan, Vetëvendosje s’ka as program
Që të tria partitë e opozitës, në programin e tyre e kanë ndërtimin e një rrj...
-
Albana Haxhimustafa-Murseli merr mbështetje nga disa fshatra të Rahovecit
Albana Haxhimustafa Murseli, kandidatja me numër 45 nga radhët e Partisë Demo...
-
Dervishaj: Edhe Vajniku e Kopiliqi munden 77 herë ma mirë
Kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ësht...
-
Lushaku-Sadriu: Në LDK gratë janë vendimmarrëse
Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kand...
-
Serbia planifikon të ndajë nga 1 shkurti “170 euro për 5 mijë serbë të papunë”, DnV: Ndërhyrje për influencim të votuesit
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) në konferencën e sotme për med...
-
Jasharaj: Qeveria e ardhshme të zgjedh a do dialog apo greva e protesta
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka punua...