Lajme

Grupi nga Prizreni i lidhur me BIA-n serbe që rekruton njerëz për ISIS-in, pjesë edhe ish-zv. Ministri i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 26 May 2020

Shërbimi sekret serb, i njohur si BIA, nëpërmjet një grupi të organizuar në Prizren, që janë të lidhur me ISIS-in, rekrutojnë kosovar për këta të fundit.

Madje, pjesë e këtij grupi të organizuar kriminal është edhe një ish-zv. Ministër i Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur, Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

-Advertisement-

Sheholli ishte i ftuar në Kontra me Halil Berishën, duke debatuar me Bedri Elezin në lidhje me ndikimin e shërbimeve sekrete ruse e serbe në Kosovë.

Për këtë çështje, ka folur në Kontra me Halil Berishën, ish-pjesëtari i Sigurimit Shtetëror gjatë fillimit të viteve të 90-ta, Fatmir Sheholli.

“Është një grup i njerëzve të cilët janë të kyçur dhe jetojnë në Kosovë, madje njëri edhe zëvendësministër në Kosovë ka qenë, jo serb, janë komunitet tjetër edhe ta shikoni me çfarë veprime, ekzistonë informacion i tillë, që janë në institucionet tona, në Prizren, kush janë njerëzit që përmes njerëzve të BIA-s po mundohet të rekrutojnë në sferën që ju folët. E kam këtë informatë se kam fol bash me njerëz që merren me këto punë në Prizren”, ka thënë Sheholli.

Madje, ka treguar që sa ishte në Prizren, Sheholli edhe ishte incizuar ku e me kë takohej, për çka thotë që e ka informuar edhe AKI-në.

“Më ka ndodhur mua pikërisht në një takim që kisha me personalitete politike të Kosovës që të incizohem nga hapësira të ndryshe e fotografojnë e pastaj përmes një portali tonë shumë kredibil miq e gazertar të më tregojnë që na ka ardhë një informacion që kam qenë i incizuar kam qenë me Xhezair Muratin, që ka qenë deputet e nja tre deputet të tjerë e kur kam fillu me i pytë natyrisht që i kam informu edhe AKI-në, unë e di kush mundet me bo incizime, e duke hulumtu e kam pa që po ekzistojka një grup që merret me këto çështje e është mirë me i ditë këto p[unë njerëzit që merren me këto çështje”./Gazeta inFokus/

Emisioni i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera