Grupi i Kumanovës në duart e një serbi, ja kush është ai

Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 15 May 2017
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë javë kërkesën për ekstradim të ish-shefit të njësisë antiterror të Maqedonisë, Dejan Vuçoviç, shtetas serb nga Maqedonia, i cili u arrestua në Selanik, në shkurt të këtij viti në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar pasi ai ishte arratisur nga paraburgimi.
Ai ishte arrestuar në Shkup, i akuzuar për trafik armësh dhe droge, pasi në automjetin e tij të markës “Volvo” u gjet një granatë dhe më shumë se 800 gramë kanabis.
Edhe pse gjykata e Selanikut urdhëroi ekstradimin e tij, në bazë të kërkesës së dërguar prej autoriteteve maqedonase, Vuçoviç apeloi ndaj vendimit dhe tani pritet se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë, që do ta shqyrtojë apelimin të mërkurën.
Krahas apelimit, Vuçoviç, që po mbahet në burgun e Diavatas, ka bërë edhe kërkesë për azil politik në Greqi.
Ai pretendon që në rast të kthimit në Maqedoni, rrezikohet me tortura, madje dhe me vdekje.
30-vjeçari ka patur rol kyç në operacionin e zhvilluar në maj 2015 në një lagje të banuar nga shqiptarë, në qytetin e Kumanovës, ku njësi qeveritare zhvilluan për dy ditë luftime të ashpra me grupime të armatosura që u tha u përkisnin strukturave të ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, UÇK.
“Në atë operacion kam qenë me detyrën e komandantit të njësisë së vendosjes së rendit”, shënon në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës së Lartë, Vuçoviç.
Ai pretendon se integriteti i tij rrezikohet për shkak të situatës së trazuar në Maqedoni dhe zgjedhjes së politikanëve shqiptarë në poste të rëndësishme shtetërore, pasi Vuçoviç konsiderohet përgjegjës për vrasjen e luftëtarëve të UÇK në Kumanovë.
“Jam qytetar maqedonas, kristian ortodoks me origjinë serbe”, shkruan Dejan Vuçoviç në lutjen e tij, për gazëtën greke “Kathimerini”. /albeu.com/

Të tjera
-
Kurti: Nuk jam për t’i shtypur serbët, por nuk mund të kemi super-minoritet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me procesin e liberalizi...
-
Kica-Xhelili: Dikush duhet t’ia kujtojë Albulena Haxhiut se nuk është ministre e fushatave linçuese
Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili i ka reaguar ashpër ministres së Drej...
-
Dy vitet e Qeverisë Kurti, Bislimi i quan vite të progresit dhe zhvillimit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka bërë një bilanc të punëve të Q...
-
Adresimi i problemeve të shqiptarëve në Serbi, Hill: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në Beograd
Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka...
-
Selimi shpalos fakte tronditëse për Gjykatën Speciale
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi përmes profilit të...
-
Rasti i Iran Badallit/ Avokatët mbrojtës kërkojnë përjashtimin e prokurorit të rastit
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në janarin e vitit 2020 në Zhur të Prizrenit...
-
Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete
Një përplasje e rëndë zinxhirore me 14 automjete ka ndodhur sot në Serbi, gje...
-
Kapen me 10 kilogramë në taksi, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Greqi
Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke me aku...
-
Mbetjet mortore në Pogragjë të Gjilanit: Po ekzaminohen nëse i takojnë luftës së fundit
Disa mbetje mortore janë gjetur gjatë së hënës në fshatin Pogragjë të Gjilani...
-
I riu mbytet duke ngrënë picë, e gjithë skena në sy të prindërve
Një i ri u mbyt me një copë picë ndërsa ishte duke ngrënë drekë. Tragjedi...
-
Çfarë po ndodhë? Bien faqet e të gjitha komunave në Kosovë
Të gjitha web faqet e komunave të Kosovës janë jashtë funksionit. Vetëm aj...
-
KEDS me njoftim, në këto qytete do të ketë punime në rrjet
29.03.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1....