Lajme

Grupi i mbështetur nga BE mblidhet për të diskutuar planin për Venezuelën

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 07 February 2019

Liderët evropian dhe ata latino-amerikanë do të mblidhen të enjten në kryeqytetin e Uruguajt Montevideo për të diskutuar planin për zgjidhjen e krizës e cila është duke u thelluar në Venezuelë, por se nuk do të ndërmarrin ndonjë ndërhyrje të drejtpërdrejt.

Grupi i mbështetur nga BE, i njohur si Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit për Venezuelën, do të mbajë takimin inaugurues të enjten, shkruan reuters.

Mbledhja vjen  pas takimit të veçantë të grupit në Kanada i cili ishte më i ashpër në thirrjet për çështjen e Venezuelës.

-Advertisement-

Ata  kanë bërë thirrje për veprim ndërkombëtar kundër presidentit  Nicolas Maduro për ta detyruar atë të largohet nga pozita.

Kolapsi në Venezuelë ka ardhur si rezultat i qeverisjes së Maduros, që ka shkaktuar varfëri në vend, ka detyruar rreth 3 milionë njerëz të ikin nga vendi, si dhe ka zgjuar reagim ndërkombëtar veçanërisht pasi lideri opozitar Juan Guaido ishte vetëshpallur president muajin e kaluar.

Vendet kryesore të Bashkimit Evropian u janë bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe një grupi të shteteve të Amerikës Latine për ta njohur Guaidon si president të përkohshëm në krye të popullit të Amerikës jugore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera