Lajme

Grubi: Zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 31 May 2023

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.Grubi vlerëson se kjo situatë ka ngjallur shqetësim të madh, duke dënuar ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it.

Grubi ka bërë thirrje për të dy palët, si atë kosovare, ashtu edhe atë serbe, që të rikthehen te dialogu për normalizim të marrëdhënieve.

“Ftoj autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë të përhershëm, duke pasur gjithmonë në mendje se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë” ka thënë mes të tjerash Grubi.

-Advertisement-

Ky është reagimi i plotë i tij:

Situata në Veri të Kosovës ka ngjallur këto ditë shqetësim të madh ndër ne dhe te mbarë faktori ndërkombëtar.

Dënoj ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it duke apeluar për rikthim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit.

Ftoj autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë të përhershëm, duke pasur gjithmonë në mendje se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera