Shëndetësi

Gruaja shtatzënë jep mesazhin nga spitali: Jam në luftë me koronavirusin për të shpëtuar veten dhe foshnjën time

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 26 March 2020

Një grua 39-vjeçare e cila është në pritje të ëmbël, është në luftë për të shpëtuar veten dhe foshnjën e saj, pasi është prekur nga Covid-19.

Karen Mannering është nga Herne Bay, Kent, dhe ka realizuar një video nga spitali, ku tregon se ka pneumoni në të dyja mushkëritë për shkak të virusit.

Ajo është 26-javëshe shtatzënë, dhe u kërkoi njerëzve që të mos dalin jashtë dhe t’i përmbahen rregullave të distancimit social, ndërsa shtoi se po lufton për veten dhe foshnjën e saj.

-Advertisement-

“Nëse doni të dilni me miqtë tuaj për të pirë një birrë ose për shëtitje sepse moti është i mirë, atëherë ju do merrni virusin në shtëpi dhe do vrisni dikë. Një nga anëtarët e familjes suaj,”– tha gruaja, e cila është në pritje të fëmijës së katërt.

“Më thanë që kam COVID-19 dhe jam sëmurë prej dy javësh. Jam në spital prej të shtunës. Kam pneumoni në të dy mushkëritë dhe po luftoj për veten dhe fëmijën tim. Kam tre fëmijë në shtëpi dhe një bashkëshort, të cilët nuk i takoj dot”, përfundoi ajo.

Mannering raportohet se ëshë shtuar në spitalin Margate’s QEQM. Ajo shtoi se nuk e di si është infektuar me virus dhe se është shumë sëmurë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera