Fun & Video

Gruaja po qëndronte te stacioni i trenit, ajo që i bën ky burrë do ju lërë me gojë hapu-r

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 28 October 2017

Pamje të tmerrshme janë kapur nga kamerat e sigurisë në një stacion treni në Hong Kong ku një burrë shihet teksa shtyn një grua të moshës së mesme në shinat e trenit.

Videoja tregon burrin, të veshur me një këmishë blu dhe kapelë ngjyrë bezhë, duke ecur i qetë dhe më pas i afrohet gruas nga prapa, para se ta shtyjë.

Kur i afrohet, burri e shtyn gruan, duke e hedhur atë në binarët hekurudhorë në stacionin e trenit. Gruaja 59-vjeçare, e cila mendohet se punon si pastruese në stacionin e trenit, shihet duke tentuar të shpëtojë.

-Advertisement-

Burri nuk e ndihmon, por vazhdon të ecë përgjatë platformës pa asnjë reagim. Incidenti në stacionin Yuen Long është postuar në mediat sociale dhe është bërë virale.

Për fat të mirë asnjë tren nuk po kalonte në atë moment, por gruaja pësoi dëmtim të nofullës dhe u dërgua në spital për t’u trajtuar. Raportet lokale thonë se policia ka arrestuar një 56-vjeçar, në lidhje me krimin. 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera