Fokus

Gruaja milionere e Xhelal Sveçlës, pasuria e gruas së Kurtit dhe bashkëshorteve të ministrave të tjerë

Autori: Hateme Smajli 20:09 | 12 May 2023

Qeveria Kurti njihet si një qeveri që edhe pas ardhjes në pushtet por sidomos sa ishin në opozitë proklamonin një jetë të thjeshtë dhe ishin gjithmonë të zëshëm kundër jetës luksoze që bënin politikanët në Kosovë e familjet e tyre.

Por sa të pasura janë bashkëshortet e tyre duke filluar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e gratë e ministrave të kësaj qeverie.

Më poshtë gjeni pasurinë e secilës prej bashkëshorteve të pushtetit duke filluar nga më e pasura, kjo sipas formularëve zyrtarë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit për vitin 2022, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ndoshta mund të jetë pak e pabesueshme por vendin e parë për nga pasuria e zë bashkëshortja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.

Gruaja milionere e Xhelal Sveçlës

Në total pasuria e bashkëshortes të të parit të Punëve të Brendshme, përfshirë këtu edhe shtëpinë dhe lokalin që e ndajnë si pasuri të përbashkët është 1 milionë e 383 mijë euro.

Vetëm pasuria e përbashkët kap vlerën 1 milion e 250 mijë euro.

Ndërsa pasuri tjetër të paluajtshme ajo ka një veturë në vlerë 3 mijë e 600 euro. Posedon aksione në dy kompani në vlerë prej 106 mijë euro dhe ka para të gatshme në bankë 1 mijë e 610 euro.

Përderisa në deklarimin e pasurisë në AKK për vitin 2022, ajo ka deklaruar edhe një kredi të cilën thuhet se e mori për investim në biznes në vlerë 50 mijë euro me 5 vite kohëzgjatje të pagesës.

Ndërsa ajo merr pagë vjetore prej 23 mijë e 469 euro nga puna në UBT dhe në biznesin e saj, shkruan Gazeta Infokus.

KËTU GJENI FORMULARIN PËR PASURINË E MINISTRIT DHE BASHKËSHORTES

Bashkëshortja e kryeministrit Kurti, gjysmë milionere

E në bazë të këtij deklarimi vendin e dytë si gruaja më e pasur e ka, ajo e kryeministrit, Albin Kurti.

Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Kurtit në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2022, numëron afro gjysmë milioni pasuri të paluajtshme.

Pasuria e saj në total është 462 mijë euro , duke përfshirë edhe të hyrat vjetore nga puna që mban në kompaninë norvegjeze.

400 mijë euro kushton apartamenti 67 metra katror, i cili është në emër të Ritës, derisa në bankë në Oslo të Norvegjisë ajo ka një shumë prej 23 mijë euro.

Të hyrat vjetore të bashkëshortes së kryeministrit kapin shifrën 39 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

FORMULARI

Afro 400 mijë euro pasuri bashkëshortja e Faton Pecit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci së bashku me bashkëshorten e tij posedojnë një shtëpi, një banesë dhe dy parcela tokë, të cilat janë të deklaruara si pasuri e përbashkët. Të gjitha këto kapin vlerën 378 mijë e 500 euro sipas deklarimit të pasurisë në AKK për vitin 2022.

Paga e saj vjetore është 8 mijë e 474 euro. Derisa bashkëshortja në emër të saj ka edhe 706 euro para të gatshme në bankë.

Në total vlera e të gjithave të cekura më lartë kap shifrën e  386 mijë e 974 euro.

Po ashtu ajo ka deklaruar edhe një kredi prej 13 mijë euro më kohëzgjatje të pagesës për 7 vite, shkruan Gazeta Infokus.

FORMULARI

Pasuria e bashkëshortes së ministrit Elbert Krasniqit

Totali – 251 mijë euro

Në kuadër të pasurisë së përbashkët me bashkëshorten dhe prindin, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi posedon një shtëpi dhe dy parcela tokë që kapin vlerën 225 mijë euro.

Sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2022, bashkëshortja në emër të saj posedon 14 mijë e 900 euro para të gatshme në banka.

Nga puna e saj në AKP ajo merr 12 mijë euro pagë vjetore, ndërsa ka deklaruar dy kredi në vlerë prej 20 mijë e 500 euro, shkruan Gazeta Infokus.

FORMULARI

Pasuria e bashkëshortes së Hajrullah Çekut , ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit?

225 mijë euro është pasuria e bashkëshortes së ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku.

Në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK për vitin 2022, ajo posedon një banesë dhe tokë në vlerë 190 mijë euro.

Po ashtu ajo ka edhe një veturë të tipit, Dacia, në vlerë 12 mijë euro dhe para të gatshme në bankë 1 mijë e 420 euro.

Të hyrat vjetore nga puna në ambasadën suedeze kapin shifrën, 22 mijë e 740 euro, shkruan Gazeta Infokus.

FORMULARI

Mbi 105 mijë euro – kjo është pasuria e bashkëshortes së Liburn Aliut

Mbi  105 mijë euro është pasuria e paluajtshme duke përfshirë edhe dy pagat vjetore të bashkëshortes së ministrit të Infrastrukturës.

Në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK për vitin 2022, shtëpia 105 metra katrorë në vlerë 85 mijë euro, ku banon ministri Aliu, është në emër të bashkëshortes së tij.

Ndërsa ajo nuk posedon ndonjë shumë të madhe të parave të gatshme në bankë, ajo ka vetëm 97 euro. Derisa ka deklaruar 3 kredi në vlerë prej mbi 33 mijë e 400 euro.

Pagat e saj vjetore kapin shifrën 20 mijë e 568 euro. Paga vjetore në USAID – 16 mijë e 243 euro dhe paga vjetore në Mester Training Center që është 4 mijë e 325 euro, shkruan Gazeta Infokus.

FORMULARI

Pasuria e bashkëshortes së ministrit për Zhvillim Rajonal

Gruaja e ministrit, Fikrim Damka, ka dekalruar vetëm një shtëpi në vlerë 35 mijë euro, që thuhet se është trashëgimi nga prindi i saj, shkruan Gazeta Infokus.

Nuk ka pasuri tjetër të deklaruar.

FORMULARI

Sa është e pasur, bashkëshortja e Besnik Bislimi?

Pasuria e paluajtshme e bashkëshortes së Zv. Kryeministrit, Besnik Bislimi, përfshirë pagën vjetore është 34 mijë euro.

Në AKK për vitin 2022, Bislimi me bashkëshorten kanë raportuar një shtëpizë pushimi të përbashkët në vlerë 20 mijë euro.

Ndërsa gruaja vozit një veturë ‘Peugeot’ në vlerë 2 mijë e 500 euro. Ajo posedon 3 mijë e 500 euro para të gatshme në bankën TEB, derisa është në kredi 215 mijë euro në për renovim/ri financim për 15 vite.

Të hyrat e saj vjetore nga puna në AUK  janë 28 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

FORMULARI

Pasuria e bashkëshortes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj

Bashkëshortja e Armend Mehajt, numëron plot 32 mijë euro pasuri të paluajtshme duke përfshirë këtu edhe pagën e saj vjetore.

Sipas deklarimit të pasurisë të bërë në AKK për vitin 2022 ajo posedon një Automjet Citroen (elektrik) në vlerë 2 mijë euro. Para të gatshme në bankë në Oslo të Norvegjisë po ashtu 2 mijë euro.

Ndërsa paga e saj vjetore është 28 mijë euro në Spare Bank 1 në Osllo të Norvegjisë.

Po ashtu ajo ka edhe një detyrim financiar prej 3 mijë euro në bankë me kohëzgjatje pagese për 12 muaj, shkruan Gazeta Infokus.

FORMULARI

Ndërsa vlen të theksohet se Nenad Rashiq, ministër për komunitete dhe kthim nga komuniteti serb nuk e ka deklaruar pasurinë në AKK pwr vitin 2022, dhe asnjw zyrtar tjetwr nga kjo ministri./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera