Sport

Griezmann në Barcelonë? Kështu përgjigjet Valverde

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 13 October 2017

Sipas Valverdes, Griezmann mund të luajë pa ndonjë problem në klubet më të mira në botë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin, Antoine Griezmann, para derbit me Atletico Madridin.

Griezmann është bërë cak i shumë klubeve evropiane, duke përfshirë këtu Realin, Barcelonën e Manchester United dhe sipas Valverdes – francezi ka kapacitet të luajë kudo, teksa heshti për interesimin e katalunasve.

-Advertisement-

“A e sheh Griezmannin në Barça? Është lojtar i madh nga i cili nesër duhet të kemi kujdes. Luan mirë dhe shënon shumë gola. Mund të luajë në shumë ekipe, por tani për tani është në Atletico dhe duhet ta respektojmë”, theksoj trajneri Barcelonës.

Atletico dhe Barcelona do të përballen të shtunën për herë të parë në stadiumin e ri “Wanda Metropolitano”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera