Sport

Griezmann: Dua që Zidane të bëhet trajneri i Francës

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 19 November 2018

Sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, e ka shprehur dëshirën për ta parë ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, në pozitën e trajnerit të Kombëtares së Francës, por ka bërë të ditur se është i lumtur me trajnerin aktual, Didier Deschamps.

27-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Francës që arriti të triumfojë në turneun e Kupës së Botës në Rusi gjatë verës së këtij viti. Didier Deschamps arriti t’ia sigurojë Francës titullin e parë të Botërorit që nga viti 1998,.

Megjithatë, që nga përfundimi i Kupës së Botës, gjërat nuk kanë shkuar në mënyrë të përsosur për “Les bleus”, pasi që ata u mposhtën nga Holanda në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, ndërsa arritën vetëm një barazim kundër Islandës në një ndeshje miqësore në tetor.

-Advertisement-

Edhe pse Griezmann beson se Deschamps është duke e bërë një punë të mrekullueshme me Francës dhe beson se ai e ka fituar të drejtën të mbetet trajner i kësaj kombëtare për aq kohë sa dëshiron ai, Griezmann beson se Zidane mund të jetë opsioni i përsosur për Francën.

“Unë nuk e di se për sa gjatë Deschamps dëshiron të mbetet trajner i Kombëtares. Ai e ka fituar respektin që e ka tani dhe mendoj se ai do ta mbajë këtë punë për aq kohë sa dëshiron”, ka thënë Griezmann.

“Megjithatë, unë besoj se Zidane mund të jetë trajneri më i mirë në dispozicion për Francën. Por, në fakt, Deschamps është duke e bërë një punë të mrekullueshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera