Lajme

Griep: Asnjë veprim s’mund ta ndalë mandatin e Speciales

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 06 Shkurt 2020

Sipas amendamentit të Kushtetutës së Kosovës, në bazë të të cilit është formuar Gjykata Speciale për Krime të Luftës në Kosovë, mandati 5-vjeçar i këtij organi do të skadojë në gusht të këtij viti.

Derisa e njohësit e drejtësisë thonë se për ta vazhduar mandatin e gjykatës duhet të votojë Kuvendi i Kosovës, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, për “Zërin” ka deklaruar se asnjë veprim konkret nuk mund ta ndalë punën e Speciales, shkruan sot gazeta Zëri.

Në gusht të këtij viti përfundon mandati 5-vjeçar i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale. Ato hetojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë përgjatë viteve 1998 – 2000.

-Advertisement-

Por në Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë vetëm atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që është potencuar edhe nga zyrtarë të kësaj gjykate.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy