Lajme

Grenell: Kosova po largohet nga Perëndimi, Kurti e Osmani u kritikuan edhe nga administrata e Biden

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 21 May 2024

Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpërndarë në “X” deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili goditi aksionin e policisë që u zhvillua një ditë më parë në veri.

“BE-ja kritikon sërish lidershipin e Kosovës”, nis deklarata e Grenell.

“Ekipi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është kritikuar rregullisht nga administrata e Bidenit dhe të gjitha qeveritë perëndimore. Vetëm javën e kaluar Italia, Franca dhe Gjermania i dërguan një letër zhgënjimi Kurtit”, shkruan Grenell.

-Advertisement-

“Derisa ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë që të largohet nga Rusia dhe Kina dhe t’i afrohet Perëndimit, Kosova po largohet nga Perëndimi”, shprehet Grenell.

“Një tjetër rrëmujë e krijuar nga dobësia e Joe Biden”, përfundon ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera