Lajme

Grenell godet Kurtin: Ai gjithmonë është anti-amerikan

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 02 March 2021

Ish-emisari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA’së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

“ Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që janë sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell.

-Advertisement-

“Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka theksuar Grenell.

Ish-emisari ndërkohë ka ftuar adminisrtatën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin./GazetaExpress/

Marrëveshja për njohje reciproke Kosovë-Izrael është arritur si rezultat i ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera