“Gratë e dhunuara të Kosovës” – një nga prioritetet e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB
Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 02 June 2022
Një vit pas anëtarësimit me një mandat të përkohshëm dy vjeçar, Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Presidenca shqiptare e Këshillit do të jetë deri më 30 qershor.
Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB, dha detaje të prioriteteve qe Shqipëria angazhohet të përmbush gjatë presidencës në këshill.
Ai tha se gratë e dhunuara të Kosovës, janë ndër prioritetet e Shqipërisë.
“Prioritetet e Shqipërisë i bashkohen prioriteteve tona të përgjithshme për mandatin tonë në Këshill dhe janë të lidhura ngushtë me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit. Ne nuk mund dhe nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë. Ka një urgjencë për të vepruar, tani, në emër të viktimave të panumërta të konflikteve të pakuptimta: për gratë e dhunuara të Kosovës, për nënat e pikëlluara të Bosnjës, për fëmijët e Ukrainës, për të burgosurit politikë në Myanmar dhe në Sudan, për të arrestuarit në Siri për të gjithë gazetarët e vrarë në krye të detyrës”.
Zhvillimet në Ukrainë e Siri tha ambasadori Hoxha do të jenë në agjendën e presidencës shqiptare, shkruan Tch.
“Gjatë këtij muaji do të mblidhet edhe Këshilli i Sigurimit për të diskutuar Ukrainën. Takimi i parë për Ukrainën do të zhvillohet më 6 qershor. Ai do të fokusohet në një çështje: dhunën seksuale në konflikt dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Ne synojmë ta mbajmë çështjen e Ukrainës lart në axhendë dhe ndoshta të takohemi aq shpesh sa do të kërkojnë ngjarjet në terren. Do të organizojmë dy takime për Sirinë, në aspektin humanitar dhe atë politik. Situata humanitare më 20 qershor dhe situata politike më 29 qershor”.
Për marrjen e presidencës shqiptare të këshillit të sigurimit Në OKB, ndodhet edhe krye kryeministri Edi Rama bashkë me shefen e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka.
Të tjera
-
Rama: Nga 1 janari do të vjen flota e autobusëve të rinj, do të shtohen linja tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2025...
-
Kina publikon udhëzuesin për të promovuar zhvillimin e qyteteve inteligjente
Kina publikoi një udhëzues për promovimin e zhvillimit të qyteteve të zgjuara...
-
Serbia çon letër në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, kërkon që Kosovës të mos i avancohet statusi
Serbia çon letër në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, kërkon që Kosovës të mo...
-
Malishevë, fillon dezinsektimi ndaj rriqrave
Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin ...
-
Mashtronte të moshuarit në Greqi, shqiptari u mori mijëra euro e monedha floriri
Policia greke ka goditur një grup kriminal që mashtronte të moshuarit në Igum...
-
Kryetarja e Gjykatës: Kuçi vendosi vetë që Sekiraqa të mbrohet në liri, nuk u konsultua me anëtarët tjerë
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka konfirmu...
-
Televizioni i Turqisë publikon pamje të ushtarëve turq të KFOR-it duke e ruajtur kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ushtarë turq të KFOR-it, misioni i NATO-s në Kosovë po e ruajnë kufirin ndërm...
-
Lëndohet një person në vetaksident në Velani
Një person ka pësuar lëndime trupore nga një vetaksident në rrugën “1 Tetori”...
-
Australia raporton infeksionin e parë të gripit të shpendëve tek njerëzit
Australia raportoi rastin e parë njerëzor të gripit të shpendëve të mërkurën ...
-
Kishte 21 pikë negative për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura, 20-vjeçarit i anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë
Policia e Kosovës ka njoftuar se i është anuluar leja e vozitjes një shoferi ...
-
Zyrtari i KFOR-it: Uniformat e zeza i mbante policia ushtarake
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë e tij, dësh...
-
Basha mendon se do të ishte mirë që zgjedhjet të mbaheshin para dimrit: Shtatori ose tetori koha ideale
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë nëse ka konsensus poli...