Lajme

Gratë deputete reagojnë në Kuvend për uljen e dënimit të Pjetër Ndrecajt

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 17 September 2020

Ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por dënimi iu zbrit në 24 vite e gjysmë Pjetër Ndrecajt që kishte vrarë bashkëshorten dhe vajzën 9 vjeçare, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë në Kuvend kanë reaguar gratë deputete.

-Advertisement-

Vlora Limani Hajnuni, deputetja e LDK-së në emër të tyre tha që nuk duan të ndikojnë në drejtësi, por duhet që këto raste të kenë dënime maksimale.

“Shpreh shqet3ësimin me uljen e dënimit, të mos mbes si reagim në fjalë por institucionet e rendit dhe ligjit vërtetë të fillojnë të zbatojnë pa pardon politika të ashpra të dënimit, ndaj çdo dhunuesi e në veçanti atyre në familje. Në këtë formë rastet e dhunës në familje nuk do të marrin epilog tragjik si rasti i Valbones e i dhjetëra rasteve tjera. E dimë që niveli politik nuk duhet të ndërhy në politikë, e nuk e kemi atë synim.

Jo rrallëherë dëgjojmë e lexojmë raporte ku vërehet neglizhenca e institucioneve ku bëhet fjalë për dhunë në familje e veçanti dhunë ndaj grave, në këto raste, sistemi i drejtësisë nuk duhet të jetë neglizhent e indiferent, institucionet përkatëse duhet të marrin masa adekuate ndaj çdo zyrtari që me ose pa vetëdije ka neglizhuar ose gabuar në procedurë.

Për çdo njeri normal do duhej të ishte trodnitje kur ndëgjon për vrasje në martesë, e kur vriten edhe fëmijet me ose pa vetëdije prandaj sistemi i drejtësisë duhet të bëj të qartë që dhuna në familje duhet të ketë dënim maksimal”, ka thënë Limani Hajnuni./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera