Sport

Granit Xhaka u jep lamtumirën tifozëve të Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 28 May 2023

Granit Xhaka i ka dhënë lamtumirën Arsenalit, pas ndeshjes së fundit të zhvilluar në Premier League.

Ylli shqiptar me pasaportë zvicerane shënoi dy gola në fitoren 5-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e fundit për edicionin 2022/23.

Pas përfundimit të takimit, Xhaka u ka dhënë lamtumirën tifozëve të Arsenalit, duke bërë një ecje të shkurtër në fushë.

Ai kishte të pranishëm edhe fëmijët e tij në fushë, ndërsa pritet që t’i bashkohet Bayer Leverkusenit.

Transferimi i tij te skuadra e Bundesligës pritet të kushtojë 15 milionë euro, ndërsa prezantimi i tij pritet të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm.

 



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

BKT Kosova, Sponsor krenar i Komitetit Olimpik të Kosovës, uron përzgjedhjen e Republikës së Kosovës si nikoqire e Lojërave Olimpike…

Të tjera