Sport

Granit Xaka dhe Bayer Leverkusen në finalen e Europa League

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 09 May 2024

Bayer Leverkusen është finaliste e Europa League për sezonin 2023/24.

Kampioni i Gjermanisë, me lider futbollistin kosovar, Granit Xhakën, eliminoi Romën në gjysmëfinale, me rezultat të përgjithshëm 4-2, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e sotme në ”Bay Arena”, rezultati përfundimtar ishte 2-2, edhe pse Roma kishte epërsinë prej dy golave.

-Advertisement-

Leandro Paredes shënoi dy herë nga penalltia, në minutat 43′ dhe 66′.

Leverkusen u rikthye në lojë nga një autogol i Mancinit në minutën e 83-të, para se Stanisic të barazonte shifrat në 90+7.

Në finale, Bayer Leverkusen do të luaj ndaj Atalantas, e cila eliminoi Marseille.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera