Sport

Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi në finale, ia siguron Kosovës një medalje

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 15 July 2022

Paraqitjet fantastike të Distria Krasniqit në Grand Prix e Zagrebit po vazhdojnë.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale triumfoi me waza-ari ndaj xhudistes izraelite, Gefen Primo.

Kështu, kampionia olimpike kualifikohet në finalen e Grand Prix të Zagrebit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

-Advertisement-

Kualifikimin në gjysmëfinale, Distria e arriti pasi mposhti në çerekfinale xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye, shkruan Express.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.

Kujtojmë se sot po garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe momentalisht gjendet në raundin e tretë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera