Sport

Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi e nis mbarë, kalon në raundin e dytë

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 15 July 2022

Distria Krasniqi ka arritur me sukses të kalojë në raundin e dytë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Prix që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja kosovare ishte më e mirë se ajo qipriote, Sofia Asvesta duke e mposhtur me waza-ari.

Në raundin e dytë, kampionia olimpike do të ketë punë me xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye, shkruan Express.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë, teksa në raundin e parë kaloi pa luftë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera