Lajme

Grabitje e ạrmatosur në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 23 August 2024

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha se grabitja ka ndodhur rreth orës 08:30.

“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave”, tha ajo për Paparacin.

-Advertisement-

Ahmeti shtoi tutje se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera