Lajme

Gorani: Po të mënjanohet Asociacioni na pret izolim total

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 08 December 2021

Opinionisti Dukagjin Gorani ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe mënjanohet vetëm me izolim total të vendit, e që sipas tij, kjo nuk pranohet nga njerëzit.

Gorani në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se që nga dita e djeshme, edhe Qeveria e Kosovës e ka parë që ekziston vetëm një mënyrë për mënjanimin e Asociacionit.

Sipas tij, ajo është shkëputja e të gjitha marrëdhënieve me BE-në, e që thotë se kjo nënkupton edhe me aleatët tjerë.

-Advertisement-

“Prej ditës së djeshme, ne jemi tu e pa se sa ma pak ka hapësirë me kontenstu Asociacionin si koncept apo si konstruksion. Prej ditës së djeshme besoj që edhe kjo qeveri e ka pa se ekziston vetëm një mënyrë e ashpër e ajo është shkëputja e të gjitha marrëdhenieve me BE-në e që nënkutpon edhe me aleatët tjerë. Ajo është izolim total të vetëvetes, për të cilën nuk mendoj që ka njeri normal në vendin tonë që e kish pranu atë.

Tjetra është cfarë na ofrohet, nëse na ofrohet ndikimi në përmbajtjen e asociacionit, kishte me qenë mirë me shfrytëzu.

Ne grindemi për dicka, që një nuk vendosim, dy: është e marrëveshur, tre: kjo është insistim i të gjithë aleatëve tanë”, tha Gorani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera