Lajme

Gorani: Jemi një hap para konfliktit të armatosur me Serbinë, sipas deklaratave të Vuçiqit dhe Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 24 March 2022

Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se Kosova është një hap para konfliktit të armatosur me Serbinë, këtë deklaratë e bëri pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gorani në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nëse deklaratat e tyre të sotme janë të vërteta, atëherë Kosova është një hap para konfliktit me Serbinë.

“Nëse është m’i nxon besë, Vuciqi e ka seriozisht që marrëveshja e Brukselit ka marrë fund dhe që realisht sipas tij Kosova e ka në mend me godit Serbinë. Është ka vjen kjo prej presidentit të Serbisë. Ndërsa, kryeministri i Kosovës thotë se janë 10 organizata ekstremiste serbe në Kosovë, nëse kjo është e vërtet, ish dasht me i marrë si të vërteta. Me qito dy të vërteta që janë thënë nga Vuciqi dhe Kurti, na jemi një hap para konfliktit të armatosur. Nëse këto janë të vërteta.

-Advertisement-

Ekziston opsioni i dytë që këto deklarata me i nxon të pavërteta, e që janë elektorale. Nëse është kjo e dyta, atëherë këta dy njerëz, secilin në rajonin e tij, janë t;u dasht me bind elektoratin edhe popullatën që mos me i marr seriozisht”, tha Gorani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur për situatën e sigurisë në vend, pas tensioneve të ngritura si pasojë e shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kurti, ka thënë se qeveria po përgatitet që të mos befasohet nga ndonjë mësymje e mundshme ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se janë identifikuar 10 organizata ekstremiste të djathta serbe që përpiqen ta destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë. Sipas Kurtit, AKI i ka dërguar informacionet e gjetura në Prokurorinë e Shtetit.

Ndërsa, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për suspendimin e Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Në stilin e tij të njohur hiperbolizues e dramatizues, Vuçiq është shfaqur në rrjete sociale, duke thënë se me shkarkimin e gjykatëses serbe, Kurti ka sulmuar Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera