Gorani: Do ta pranojmë Zajednicën ose do të flitet për shkëmbim territoresh
Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 14 April 2021
Opinionisti Dukagjin Gorani, ka komentuar ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi.
Gorani i ka kritikuar Qeveritë e Kosovës lidhur me qasjen ndaj këtij procesi.
Ai tha se ato vazhdimisht kanë thënë “S’kemi qare pa shkuar në dialog se po na thonë të huajt”.
Por, Gorani theksoi nuk ka pasur nevojë që mekanizma të tjerë si arsye për ta bllokuar dialogun.
“Dialogu ka qenë imponim ndërkombëtar. Mirëpo ti përpara imponimit ndërkombëtar nuk ke shumë zgjidhje. Ose do ta pranosh ose do ta refuzosh duke u ballafaquar me izolim. Nëse e pranon me imponim, edhe duhesh ta pranosh sepse Kosova nuk është një vend që mundet të shtyhet me bashkësinë ndërkombëtarë, sidomos jo me atë pjesë e cila efektivisht ta do të mirën”.
“Atëherë dialogu është dashur ta marrim pro aktivisht. Jo sikur qeveritë e kaluara që kanë thënë “S’kemi qare pa shkuar në dialog sepse po na shtyjnë të huajt”. Por, neve po na shkohet në dialog dhe jemi të interesuar që ti përfundojmë ato çështjet e pazgjidhura nëse ka më Serbinë dhe jemi të interesuar për fqinjësi të mirë”.
“Mua më ka çuditur gjithmonë dalja me mekanizma anësor për ta evituar përgjigjen në një pyetje shumë të thjeshtë. Nëse nuk të shkohet në dialog, mos shko. Nuk ke nevojë të vendosësh taksë. Nuk ke nevojë me gjetë zgjidhje kreative për ta bllokuar procesin. Nëse dëshiron ta bllokosh procesin mos shko dhe do të mbetesh i izoluar”, ka thënë Gorani në Klan.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës shtoi se procesi negociator mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë më një kompromis.
Dukagjin Gorani, tha se Kosova ose duhet ta pranojë Asociacionin e Komunave Serbe, ose do të ketë diskutime për ndonjë shkëmbim të territoreve.
“Këtu bëhët fjalë për negociata. Këto negociata duhet të përfundojnë me një kompromis. Ai kompromis është ofruar tani në dy rrafshe. Dhe tani dorën në zemër njëra nga to tani është edhe obligim ndërkombëtar”.
“Ose do ta pranosh Asociacionin e Komunave Serbe, ose do të përfshihet në diskutime gjeopolitike të rajonit që e përfshijnë ndonjë shkëmbim të territoreve ose rishkrim të kufijvë. Asnjëra nga palët e përfshira në këtë proces negociator nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje tjetër kreative, por janë futur në istikamet që propozohet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare”.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...