Auto&Tech

Google publikoi versionin e parë eksperimental të Android 8.1 Oreo

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 26 October 2017

Pjesa tjetër e përditësimi nuk do të ndihet nga pjesa më e madhe e përdoruesve por 8.1 supozohet se do të aktivizojë Pixel Visual Core.

Google publikoi ditën e Mërkure versionin më të fundit eksperimental të Android Oreo. Versioni 8.1 do të prezantohet në Dhjetor, megjithatë anëtarët e Programit Android Beta mund ta provojnë nga ky moment.

Të gjithë mund të shkarkojnë dhe instalojnë këtë versione me një bootloader të zhbllokuar. Programi Beta gjithashtu ofron këto përditësime Over-the-Air (OTA) por janë të disponueshme vetëm për Nexus 5X, Nexus 6P, Pixel C, Pixel, Pixel XL, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.

-Advertisement-

Versioni i ri përmirëson akoma më tej të rejat e versionit të parë të Android Oreo. Një ndryshim i vogël është se aplikacionet mund të japin vetëm një tingull njoftimi në sekondë.

Kur klikoni numrin e ndërtimi të Android Oreo, zakonisht përdoruesit merrnin një ikonë në formë O-ja ndërsa tani shfaqet një biskotë Oreo me fytyrën e Android të printuar në të.

Pjesa tjetër e përditësimi nuk do të ndihet nga pjesa më e madhe e përdoruesve por 8.1 supozohet se do të aktivizojë Pixel Visual Core.

Ky procesor imazhi është brenda dy telefonëve Pixel por “i fjetur” dhe Google ka zgjedhur të mos flasë rreth tij. Kompania ka thënë se do ta aktivizojë në muajt në vijim për të përmirësuar procesin e përpunimit të imazheve.

Gjithashtu ai do të sillte HDR+ për zhvilluesit e palëve të treta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera