Auto&Tech

Google ka përfituar 4.7 miliardë dollarë nga faqet e lajmeve në vitin 2018

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 10 June 2019

Google ka marrë 4.7 miliardë dollarë në formë të reklamave në faqet e lajmeve vitin e kaluar. Kjo është gati sa të gjitha të ardhurat e të gjithë industrisë së lajmeve online në SHBA.

Sipas një studimi të lëshuar të hënën nga Media Alliance, mes 16% dhe 40% e kërkimeve në Google janë përmbajtje të lajmeve. 400 milionë dollarë më pak janë të ardhurat e Google se ato të industrisë së lajmeve në SHBA që kanë inkasuar plot 5.1 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Sipas raportit, që nga janari i vitit 2017, trafiku në Google Search tek faqet që publikojnë lajme janë rritur 25% në afërsisht 1.6 miliard vizita në javë në janar të vitit 2018.

Masa më të mëdha kërkohen nga faqet si Facebook, Google dhe të tjera që të luftojnë lajmet e rreme, pasi që ato janë shpërndarë me të madhe.

Të tjera