Sport

Goli i muajit vjen nga Spanja, shihni çfarë sprinti në minutën e 84-t!-Video

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 15 January 2019

A mund të kesh energji për të shënuar një gol të tillë, pasi ke vrapuar për 84 minuta? E ka bërë Inaki Williams, i cili ndezi “motorin” duke i futur menjëherë “të pestin”, në ndeshjen Athletic Bilbao-Sevilla 2-0.

Sulmuesi ka treguar një shpejtësi të frikshme gjatë një aksioni të shpejt që është kurorëzuar me golin e dytë të ndeshjes, në minutën e 84-t, një gol spektakolar që ka bërë xhiron e botës.

I pandalshëm, kështu është cilësuar sulmuesi spanjoll në aksionin e golit të tij të dytë gjatë të cilit vrapoi në gjysmën e gjatësisë së fushës.

-Advertisement-

Inaki Williams mori topin në gjysmën e tij, ka vrapuar duke kaluar dy mbrojtës dhe më pas në hyrje të zonës pas një dueli me portierin ka gjetur rrjetën, me golin e shtatë në këtë sezon.

Kjo ishte ndeshja e 100-të e tij në La Liga dhe e mbylli me dy gola për Athletic Bilbao.

https://twitter.com/twitter/statuses/1084852315662807041

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera