Lajme

Goditi dy persona me veturë, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 06 December 2021

Është arrestuar një person pasi që derisa ishte duke vozitur, ka goditur dy persona me veturë, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera