Lajme

Goditet me thikë shqiptari në Itali

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 11 June 2017

Një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi është goditur 5 herë me thikë nga një bashkatdhetar, raportojnë sot mediat lokale.
Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, efektivët e policisë së Riccione-s arritën të arrestonin H.E., 26 vjeç, me precedentë të mëparshëm, nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe mbajtje armësh pa leje.

Krimi ka ndodhur në një strukturë sociale për të pastrehët, ku një 27-vjeçari, sipas raportimeve të mediave lokale, ka goditur 5 herë me thikë kuzhine 30 cm bashkatdhetarin, në vazhdën e një grindjeje për motive banale, shkruan Syri.net.

Nga goditjet, 27-vjeçari ka marrë plagë në gjymtyrët e sipërme e të poshtme, si dhe në bark.

-Advertisement-

Ai është transportuar me urgjencë në spital. Gjendja e të plagosurit është e rëndë dhe mjekët ende nuk i kanë përcaktuar një prognozë shërimi. Megjithatë raportohet se i riu do të arrijë t’u mbijetojë plagëve të marra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera