Godet “France Football”, bashkon Messin dhe CR7 në një puthje të shfrenuar…
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 15 April 2019
Liga e Kampionëve ka mbërritur në fazën më interesante. Te dera janë çerekfinalet e kthimit. Referuar rezultateve të ndeshjeve të para në “Old Trafford” dhe “Johan Cruyff Arena”, Barça dhe Juventusi, respektivisht, janë me një këmbë në gjysmëfinale. Katalanasit kanë fituar 1-0, ndërsa bardhezinjtë kanë barazuar 1-1 në transfertë, para një jave.
Duke pasur parasysh se në radhët e të dyja skuadrave luajnë dy lojtarët më të mirë në botë, në dekadën e fundit, që kanë fituar nga pesë “Topa të Artë” secili, duket çdo herë e më e afërt një finale Champions-i (këtë edicion) me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon si protagonistë. Prestigjiozja “France Football”, duke paralajmëruar një finale të tillë në “Wanda Metropolitano”, ka goditur me faqen e parë të saj, me një imazh transgresiv.
Bëhet fjalë për një pikturë nga arti urban, të bërë gati dy vite më parë në Paseo de Gracia, në Barcelonë. Puna provokative, e titulluar “Dashuria është e verbër”, është përdorur me qëllim nga revista e njohur sportive franceze, e cila bashkon Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon në një “puthje” të shfrenuar…
“France Football” ka shtruar për debat publik pyetjen: A jeni Messi apo Ronaldo? Dhe ka marrë prononcime nga personalitete të ndryshme të botës së futbollit, si Stoichkov, Papin, Carragher, Robben, Tardelli apo Lahm. Me përgjigjet e tyre, ata i japin një tjetër përmasë publike rivalitetit epik mes këtyre dy fenomenëve.
Të tjera
-
Kurti takon Moisiun dhe Sejdiun, diskutohet për marrëdhënien Kosovë – Shqipëri
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka takuar ish presidentin e Shqipërisë ...
-
“Policia me ndihmën e FSK’së dhe zjarrfikësve…”- Sveçla shkruan për tragjedinë me tre të vdekur në Badovc
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me rast...
-
Çeku: Pas 26 vitesh ka nisur master plani për konservimin e kullave në Prekaz
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se pas 26 vi...
-
Rama shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën mbremë në Liqenin e Badovcit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për familjet e ...
-
Aksidenti me tre të vdekur te Badovci: Zbardhet shkaktari që çoi në tragjedinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një...
-
Kurti refuzon t’i japë notë raportit me Ramën: Në kuptimin e vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime
“Nuk mund ta bëj një kualifikim të tillë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin ...
-
Në Hagë nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër mbahet seancat përgatitor...
-
Aksidenti në Badoc: Dy trupa u gjetën në ujë, njëri në veturë – intervenoi edhe FSK-ja
Tre persona kanë mbetur të vdekur mbrëmë, pasi vetura me të cilin po lëviznin...
-
Dyshohet se në një shtëpi në Prizren u vodhën 30 mijë euro
Një rast i “vjedhjës rë rëndë” dyshohet se ka ndodhur në Prizren të shtunën. ...
-
Tre të vdekur tragjikisht në Badovc, Haradinaj: Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti tragjik
Tre të vdekur tragjikisht në Badovc, Haradinaj: Policia të zbardhë rrethanat ...
-
Rasti i trishtë te Liqeni i Badocit: Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një ve...
-
Pamje nga aksidenti tragjik në Badoc ku humbën jetën tre persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një ve...