“Goal.com”: Pse Shaqiri mund të mos udhëtojë me Liverpoolin në Beograd
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 21 September 2018
Shaqiri, gjithashtu, mbante këpucë sporti gjatë Kupës së Botës, ku dukeshin qartë flamuri zviceran dhe kosovar. Bashkëkombësi i Shaqirit te Zvicra, Granit Xhaka, gjithashtu festoi me “shqiponjë”, pasi barazoi rezultatin kundër Serbisë me një goditje predhë nga distanca. Mesfushori i Arsenalit ka lindur nga prindër shqiptarë nga Kosova, ndërsa babai i tij ishte i burgosur politik, pas demonstratave studentore të vitit 1986 në ish-Jugosllavi, kundër qeverisë komuniste në Beograd.
Përveç kësaj, vëllai i Xhakës, Taulanti, luan për ekipin kombëtar të Shqipërisë. Kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichsteiner, u doli në mbrojtje Shaqirit dhe Xhakës, edhe pse trajneri Vladimir Petkoviç tha se gjeste të tilla ishin të papërshtatshme për fushën e futbollit.
“Ju kurrë nuk duhet të përzieni politikën me futbollin, – tha Petkoviç. – Është mirë të jesh një tifoz, është e rëndësishme të tregosh respekt. Atmosfera e mrekullueshme dhe emocionet pozitive duhet të mbizotërojnë në futboll.
Ky nuk është vetëm mendimi im, por i të gjithë federatës dhe ekipeve në mbarë botën. Duhet ta ndajmë bashkarisht këtë mendim, sepse kjo është diçka, për të cilën nuk kemi nevojë këtu. Unë mendoj se nuk duhet të flasim aq shumë, por të tregojmë veten me futboll në fushë”.
Serbia kërkoi pezullimin e dy futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, por FIFA, megjithatë, konfirmoi përmes një deklarate pas ndeshjes se ka gjobitur Shaqirin dhe Xhakën me nga 10 mijë franga zvicerane, ndërsa Lichsteiner me 5 mijë franga zvicerane. Të tre lojtarëve iu dhanë paralajmërime për “shkelje të kodit disiplinor të FIFA-s, për sjellje josportive dhe në kundërshtim me parimet e lojës së drejtë”.
Liverpooli ka rënë në një grup me skuadrën serbe të Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve, kështu që Shaqirit do t’i rezervohej një pritje armiqësore në Beoagrad, nëse ai do të përfshihet në ndeshjen e 6 nëntorit. Megjithatë, Liverpooli mund të tregojë kujdes dhe të vendosë kundër grumbullimit të tij në skuadrën që do të udhëtojë drejt Serbisë, pasi tensioni politik dhe pritja potencialisht e rënduar mund të jenë shumë të diskutueshme.
Drejtori sportiv i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terziç, zbuloi se klubi i tij do të bëjë detyrën për të mbrojtur Shaqirin, së bashku me Liverpoolin, megjithëse theksoi ndikimin e situatës.
“Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik, – tha Terziç për gazetën serbe “Kurir”. – Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë.”
Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj se do të vijë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që Shaqiri të ndihet i sigurt për të luajtur futboll, është detyra jonë ta mbrojmë atë”.
Ndonëse Xhaka kërkoi falje për festimin me “shqiponjë”, Shaqiri mbeti disi i patundur nga kjo gjë. “Sigurisht, kërkoj falje nëse njerëzit ndihen të sulmuar në Zvicër, – tha Shaqiri. – Dikujt, nuk e di, ndoshta në male, ku dikush e ndiqte lojën dhe shqetësohej, me siguri do t’i kërkoj falje”.
Të tjera
-
Bedri Hamza: Bashkohuni të gjithë, pa dallim, për një Kosovë që mundet ma mirë
Bedri Hamza ka postuar një video mobilizuese, duke thënë se fushata e tij ësh...
-
Donald Trump do t’i bashkohet virtualisht Forumit Ekonomik në Davos
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të flasë të enjten me një audiencë ndë...
-
Jeta Rafuna fton qytetarët që t’i bashkohen tubimit madhështor të LDK-së në kryeqytet
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj sonte një tubim në kryeqytet me filli...
-
Avokatja e Krasniqit: Njëri nga patologët që ka bërë autopsinë, ishte dëshmitar i mbrojtjes së Millosheviqit për mạsakrën e Reçakut
Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra tha të enjten në Hagë se njëri...
-
Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënịṁeve me bọṁbë
Email-et që përmbanin një kërcënim për bombë u dërguan në shumë institucione ...
-
Djemtë e Thaçit, Veselit e Krasniqit rikrijojnë fotografinë e famshme të baballarëve të tyre
Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë publikuar një fotografi ...
-
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), po heton 1 mijë e 600 kon...
-
Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar
Ministri Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim kontigjentin e radhës të FSK-s...
-
1 euro e 50 centë një, Burgu i Dubravës ofron për shitje 650 pula vojse të rritura nga të burgosurit
650 pula vojse që janë rritur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, janë vendosu...
-
Dervishaj: Edhe Endrit Thaçi beson se Kosova mundet 77 herë më mirë
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Publikohen pamjet e veturës së shkatërruar pas shpërthimit të grạnạtës së dorës në Pejë
Tashmë janë publikuar pamje nga pasojat e shpërthimit me granata dore ndaj nj...
-
Ganimete Musliu falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe që po merr në tubimet zgjedhore
Kandidatja për deputete me numër 12 nga Partia Demokrtike e Kosovës, Ganimete...